Milani nuk di të fitojë këtë sezon ndaj Juventusit. Edhe në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme në Kupën e Italisë, skuadra e Masimiliano Alegrit nuk ka arritur të mundë Juven e Antonio Kontes, edhe pse luante në Milano. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim me rrejta të paprekura dhe me një Milan që rrezikoi më shumë te porta e bardhezinjve. Por në pjesën e dytë, Kaseres arriti të dërgojë topin në rrjetë pas një krosi në zonën e kuqezinjve. Pas pësimit të golit, Milani u bë edhe më shumë agresiv, por pa saktësinë e duhur. Vetëm në minutën e 62-të, Stefan El Sharaui arriti të barazojë takimin. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, është sërish Kaseres që shënon për Juventusin në minutën e 83-të. Me këtë fitore, “Zonja” pret e qetë edhe ndeshjen e kampionatit pas dy javësh pikërisht ndaj Milanit. Në takimin tjetër të luajtur dje, Katania barazoi 1-1 me Romën në Siçili. Avantazhit të Nikola Legrotalies në minutën e 25-të iu kundërpërgjigj Daniele de Rosi, katër minuta më vonë.











