Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën e djeshme në Parma, ndeshje kjo e prapambetur. Djemtë e drejtuar nga Antonio Konte nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë, edhe pse patën disa raste të pastra për shënim. Sakaq, edhe vendësit të drejtuar tashmë prej Roberto Donadonit patën shanset e tyre për të shënuar, por gjithsesi dolën të kënaqur nga pika e marrë. Me këtë barazim Juventusi mbetet sërish në vend të dytë me 46 pikë, një më pak se Milani. Por Juventusi ka ende një ndeshje të prapambetur, ndaj Bolonjës, ndaj ka sërish shansin për të kaluar kuqezinjtë. Në takimin tjetër të luajtur mbrëmë (sërish ndeshje e prapambetur), Atalanta mundi minimalisht 1-0 Xhenoan. Goli i vetëm u shënua nga Marilungo në minutën e 78-të të pjesës së dytë.










