Jurgen Gjasula, mesfushori me origjinë shqiptare (26-vjeçar), po çmend tifozët e futbollit por edhe gjininë femërore. Me përmasa 189/85 ai ka luajtur në këto klube të njohura, si ‘’FC St Gallen, 1. FC Kaiserslautern, SC Freiburg, Freiburger FC’’, duke bartur kështu numrin 7 në fanellën e tij. Në një intervistë për një portal sportiv zviceran zbulon shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës së tij.
Çfarë është e rëndësishme në jetën tuaj përveç futbollit?
Në çdo rast, familja ime. Prandaj jam i kënaqur që i kam afër, por sigurisht që edhe miqtë e mi janë shumë të rëndësishëm.
Gjëja më e vështirë që keni pasur deri më tani në jetën tuaj…
Kur kam qenë 18 vjeç, kam jetuar vetëm pa familjen time në një qytet të madh. Kjo mund të tingëllojë si një gjë pak e pazakontë, por mendoj se 18 vjeç është një moshë kur familja është shumë e rëndësishme.
Çfarë do të bënit me 50 frangat e fundit?
Do bleja një dhuratë.
A keni ndonjë plan B nëse ndodh një fund i karrierës suaj para kohe?
Akoma do të përpiqem të qëndroj në futboll, pasi më bën të ndihem më i lumtur.
Keni dy nënshtetësi shqiptare dhe gjermane. Cilin nga dy mentalitetet e keni më shumë të shprehur?
Më shumë mentalitetin shqiptar.
A ekziston dashuria në shikim të parë, keni pasur ndonjë rast?
Edhe pse mua kurrë nuk më ka ndodhur personalisht, por tashmë mund të imagjinoj që është e mundur.
Me kë nga personazhet e njohura do të dëshironit të ndryshonit rolet?
Me Brad Pitt.
Jeni nervoz para një loje? Nëse po, çfarë bëni për të larguar nervozizmin?
I tensionuar mjaft pak, por nuk bëj asgjë të veçantë në lidhje me nervozizmin.
A jeni i kënaqur me arritjet?
E dija që në fillim se nuk do të jetë e lehtë dhe isha i sigurt se kam nevojë për kohë. Patjetër që mund të luaj shumë më mirë dhe do e tregoj këtë në të ardhmen.
A ekziston një person (sportistë, politikanë, artistë, aktivistë etj.) që jeni i impresionuar?
Michael Jordan.
Çfarë ju tërbon më shumë?
Femrat gënjeshtare.
Përveç FCB, ëndërra juaj për të luajtur është tek…?
Real Madrid – që do të ishte dëshira ime për kundërshtarët FC Basel në Ligën e Kampionëve.
Nëse do t’iu jepet mundësia të zgjidhni 3 lojtarë në ekipin e FCB, cilin do kishit angazhuar?
Lionel Messi – FC Barcelona, Zinedine Zidane – por vetëm nëse ai do të luajë pranë meje, Zlatan Ibrahimoviç – Inter Milan.











