Juliana Pasha, pushime me bashkëshortin në Greqi

Aug 13, 2011 | 13:58

Ajo nuk i ndahet për asnjë çast bashkëshortit, pasi përveçse në shtëpi, çifti është bashkë edhe në punë, sepse Altini e shoqëron me bandën e tij Julianën në të gjitha mbrëmjet muzikore që realizon. Pas gjithë punës dhe stresit, çifti ka ndarë kohë për të shijuar disa ditë pushimi në Greqi. Juliana duket shumë në formë dhe po i shijon mirë pushimet, por siç e shihni, vijon të mbajë kontaktet me një laptop. Nuk ka harruar as qenushin e bukur, të cilin e merr gjithmonë me vete. Suksesi i Julianës ka vazhduar edhe pas pjesëmarrjes në “Eurosong”, pasi fitoi edhe në festivalin “Kënga Magjike”. Vazhdon të jetë e kërkuar nëpër mbrëmje, sepse performon gjithmonë “live”.

© Panorama.al

Te lidhura