Ish-kryeministrja e Ukrainës, e cila u dënua shtatë vjet nga rivali i saj politik që mori pushtetin për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të interesave shtetërorë”, u shtrua në spital. Gjendja shëndetësore e Julia Timoshenkos u përkeqësua pas grevës së saj të urisë për shkak të keqtrajtimit të rojave në burg. Edhe pse autoritetet e kanë mohuar këtë, foto të saj me bark dhe krah të nxirë janë hedhur në ueb nga aktivistët që e kanë takuar në burg. Sipas BBC, ish-kryeministrja është shoqëruar në spital nga shumë policë pas grevës 19-ditore. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar gjyqin kundër saj si të motivuar politikisht, duke kërkuar lirimin e saj të shpejtë.











