Prej ditësh, mediat kanë bërë me dije vizitën zyrtare në Indonezi të kryetares së Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, e cila është dhe vizita e parë e një zyrtari të lartë të vendit tonë në këtë shtet. Përtej axhendës së saj, ku një nga pikat kryesore ishte dhe njohja e Kosvës, neve na ka bërë përshtypje tjetër gjë. Edhe pse një vend islamik dhe disi fanatik, duket se kryetarja jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga sharmi i saj, por përkundrazi, ka bërë për herë të parë një modifikim në look-un e saj, duke u shfaqur me flokë gjysmë të mbledhur, për të mos folur për veshjen, e cila nuk ka as edhe një element oriental.











