Josip Kuzhe është i kënaqur me performancën e Skelës në dy seancat e para stërvitore dhe shpreson që fantazisti kuqezi të vazhdojë me këtë ritëm. Kroati, gjithsesi është i shqetësuar për Canën. Lideri i mbrojtjes kuqezi, vuan ende nga dëmtimi dhe sipas teknikut, mund të mos jetë në 100 për qind të formës së tij. “Skela është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka asnjë problem. Kjo më bën të ndihem mirë dhe të kemi besim për këtë ndeshje. Për Canën, situata është pak më e ndërlikuar. Ai vazhdon të ketë një shqetësim në gju dhe ende nuk është në 100 për qind të formës së tij. Megjithatë të shohim”, tha shkurtimisht trajneri kuqezi. Më tej, Kuzhe foli pak edhe për ekipin kundërshtar. “Në gjykimin tim, nuk duhet të shikojmë vetëm nga Xheko, por edhe nga pjesa tjetër e kësaj skuadre, pasi kanë realisht lojtarë cilësorë”, ka shtuar trajneri.











