Johanesburg, Nelson Mandela doli nga spitali

Feb 26, 2012 | 17:30

Presidenca e Afrikës Jugore tha se ish presidenti Nelson Mandela ka dale nga spitali.

Mediat raportojne se ai u dërgua në shtëpi, pasi ishte kontrolluar dhe konstatuar se “nuk ishte vërejtur asgjë problematike”.

Zyrtarët më herët kanë thënë se ish presidenti 93 vjeçsar, njëherësh fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Nelson Mandela, i ishte nënshtruar laparoskopisë, një procedurë që përfshinë depërtimin e një kamere të vogël nëpër bark për ta mundësuar kontrollin e brendshëm.

Ai ka mbajtur 27 vite burg për luftimin e pushtetit të pakicës së bardhë në periudhën e apartejdit.

Ai u bë presidenti i parë zezak i Afrikës Jugore në vitin 1994, ku shërbeu pesë vite.

Ai është tërhequr nga jeta publike në vitin 2005, por mbetet një figurë shumë e popullarizuar.

© Panorama.al

Te lidhura