
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela është në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore pas operacionit, raporton BBC.
Zyrtarët thanë se ai u dërgua në spital gjatë natës pas një “ankesë të gjatë për dhimbje të barkut”, për të cilën ishte e nevojshme vëmendja e duhur dhe e specializuar mjekësore.
Një zëdhënës i qeverisë tha se ish-udhëheqësi ishte i qetë shpirtërisht dhe mirë me shëndet.
Mandela, 93- vjeçar ka patur probleme të vazhdueshme shëndetësore gjatë viteve të fundit.
Në një deklaratë për shtyp, zyra e presidentit Jacob Zuma, uroi dashuri dhe mirësi për të gjithë afrikanët dhe njerëzit në të gjithë botën, që sot janë me zotin Mandela, duke kërkuar që familja të lihet e qetë.
© Panorama.al











