Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës që të përdorë armët e furnizuara nga SHBA për të goditur objektivat në Rusi, por vetëm pranë rajonit të Kharkiv-it, citojnë zyrtarët mediat amerikane.
“Presidenti kohët e fundit udhëzoi ekipin e tij që të sigurojë që Ukraina të jetë në gjendje të përdorë armët amerikane për qëllime kundër zjarrit në Kharkiv, në mënyrë që Ukraina të mund t’i kundërpërgjigjet forcave ruse që i godasin ose përgatiten për t’i goditur ato,” citoi uebfaqja Politico një zyrtar amerikanm, raporton BBC.
Ndërsa sipas raporteve, politika e SHBA-së për të mos lejuar sulme me rreze të gjatë brenda Rusisë nuk ka ndryshuar. Nga ana tjetër Moska ka të ngjarë ta shohë masën e fundit si një përshkallëzim.
Forcat ruse kanë bërë përparim të vogël në rajonin e Kharkivit në javët e fundit pas një ofensive të befasishme në këtë zonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al