Ankohen për dhimbje kyçesh e kockash. Këto probleme u shfaqen gjatë gjithë vitit por më tepër kur ka ndërrim moti. Mjekët ngrenë alarmin se sëmundjet reumatizmale po prekin tashmë edhe moshat e reja. Madje nuk mungojnë rastet edhe nën 30 vjeç. Sipas reumatologëve gjithçka lidhet me mënyrën e jetesës dhe kequshqyerjes . Mjekët reumatologë këshillojnë sa më shumë aktivitet fizik “Në rastet e spondiliartrozës apo sëmundjeve të tjera të lehta reumatizmale, një aspirine 500 mg, dhe jo me shumë, lehtëson dhimbjen”,thonë bluzat e bardha. Por nga ana tjetër kush ka shqetësimet duhet te paraqitet tek mjeku i familjes. Vetëm në raste të komplikuara pacienti duhet të paraqitet tek reuamatologu. Bluzat e bardha vënë theksin tek disiplinimi i të ushqyerit i cili është një faktor që ndikon gjithashtu. Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Personat që kryejnë punë të njëjtë dhe ulur janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve.











