Zbulohen fotot e rralla të ikonës amerikane, si nënë e devotshme dhe grua besnike.
Stili i Jackie Kennedy Onassis, eleganca dhe guximi që ajo transmetonte gjithnjë përkrah të shoqit gjatë fushatës dhe zgjedhjeve presidenciale të vitit 1960 në SHBA, duket se kanë përcaktuar një epokë. Titujt me të cilët identifikohej shpesh si: Zonja e Parë e Amerikës, ikona e modës, apo gruaja e presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krijoi legjendën që ka kapërcyer shumë breza për 50 vite me radhë. Sot, në atë që do kish qenë ditëlindja e 83-të e saj, një koleksion i rrallë fotosh të Jackie Kennedit zbulohet përmes revistës amerikane “Life”. Jackie vendosi një standard të ri stili në Shtëpinë e Bardhë. Dhe për shumë femra anekënd botës, përtej oqeaneve dhe brezave ndër vite, figura e saj vazhdon ende të intrigojë, inspirojë. Veshjet e përzgjedhura me shije, gjerdanet e perlave aq shumë të preferuara nga ajo, e shndërruan Jackien në fytyrën e një epoke të re, thënë ndryshe, një lloj i ri i gruas amerikane, e cila duke përdorur elegancën, rininë, frymëzimin e sofistikuar dhe zgjuarsinë, thithi sakaq shumë fansa dhe adhurues pas vetes. Tek fotot e rralla që ditët e fundit kanë parë dritën e botimit në shtypin amerikan, spikasin detaje që nuk i shpëtojnë dot syrit: siç janë stili intrigues dhe bukuria e përjetshme. Në një kohë kur shumë prej këtyre fotove janë shkrepur në periudhën kur ajo ishte e njohur thjesht si Jackie…
[portfolio_slideshow]











