E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Altini, Juliana Pasha këtë verë ka shijuar pushimet e saja në Lefkada të Greqisë, ndërsa ka pasur dhe një axhendë të ngjeshur me angazhime nëpër spektakle dhe juri të ndryshme. Këngëtarja e njohur shqiptare si duket ka dashur të relaksohet për të rifilluar një sezon akoma më të ngjeshur, këtë radhë nën shoqëri të kolegëve të saj të cilët përgatisin një spektakël për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Juli duket shumë në formë, po aq sa edhe bashkëshorti i saj Altini, ndërsa muzika si profesion e lidh akoma më shumë çiftin. Një tjetër këngëtare e cila tregon linjat për të disatën herë, është edhe Jeta Faqolli, e cila nuk ngurron të fotografohet në bikini, pas publikimit të videoklipit të ri të titulluar ”Lojërat që bën ti”, një video shumë e nxehtë ku Jeta shfaqet në shumë skena edhe në bikini, për të trazuar pak syrin e fansave dhe për të treguar sensualitetin e saj. Këtë radhë këngëtarja Faqolli ka pushuar në Sarandë, duke realizuar një fotosesion seksi edhe tek kështjella e Ali Pashë Tepelenës, ndërsa format e saj janë të mrekullueshme. Julka dhe Dj Andy Gramm po shijojnë pushimet në Greqi. Çifti i njohur i skenës është larguar nga obligimet në Tiranë për t’u relaksuar në bregdetin grek për disa ditë, ndërsa me vete kanë marrë dhe djalin e tyre, por Julka nuk ka preferuar të tregojë linjat trupore në plazh, duke postuar vetëm disa foto e veshur.
[portfolio_slideshow]











