Jeremiç: Kosova nuk do të prezantohet si shtet

Feb 25, 2012 | 13:24

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Vuk Jeremiç, duke folur për marrëveshjen, tha se Kosova nuk do të jetë shtet derisa të jetë shtet Serbia.

“Në organizatat rajonale, Kosova nuk do të prezantohet si shtet”, pohoi Jeremiç.

Jeremiç theksoi se për marrëveshjen e arritur në Bruksel, esenciale ka qenë vizita e ministrit të Jashtëm gjerman në Beograd të enjten, Guido Westervelle.

Shefi i diplomacisë serbe, Jeremiç, ka shfaqur shpresën se Serbia tani është një hap afër statusit të kandidatit për BE, dhe se Serbia më nuk do të pranojë asnjë kushtëzim shtesë.

© Panorama.al

Te lidhura