Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha se është duke u rritur presioni për njohje të shtetit të Kosovës nga vendet e Amerikës Latine, raportoi agjencia serbe e lajmeve, B92.
Duke folur në Asamblenë Gjenerale të Organizatës së Shteteve Amerikan, në San Salvador, Jeremiç n uk saktësoi se cilat janë shtetet të cilat po kërkojnë nga Serbia njohje të Kosovës, por shtoi se presion I madh po ushtrohet veçanërisht nga shtetet e Karaibeve.
Më herët, edhe presidenti serb, Boris Tadiç pranoi se gjatë kësaj kohe mund të ketë shumë presion ndaj Serbisë, por ai theksoi se qeveria aktuale e Serbisë dhe ai si president, nuk do ta “pranojnë pavarësinë e Kosovës as në mënyrë implicite e as eksplicite”.











