“Më 2012, Serbia pret të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por pa njohjen e pavarësisë së Kosovës”. Deklaraten e ka bere ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, për “Tagesspiegel”.
Në vlerësimin e këtij të fundit se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, anëtarësimi i Serbisë në BE është vështirë të imagjinohet, Jeremic ka thënë se ky problem nuk mund të zgjidhet brenda natës.
Ai ka dekaruar se Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po zhvillon bisedime për çështje teknike me Prishtinën – të rëndësishme për bashkëjetesën e përditshme të qytetarëve.
“Ky është një hap në drejtimin e duhur, ndërsa çështja e Kosovës të mos paragjykohet”, ka thënë Jeremic, për të shtuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
© Panorama.al











