“Jeni të shqetësuar, keni frikë…”- Përplasje në Komisionin për Sterilizimin! Vokshi: Ti nuk i qëndron fjalës! Deputeti i PS-së: Ki kujdes

Nov 11, 2024 | 11:18
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me përplasje e tensione mes opozitës dhe maxhorancë mbledhja në Komisionin Hetimor për Sterilizimit dhe Check-Up.

komisioni i sterilizimit

Shkak i përplasjes ka qenë kërkesa e PD-së për t’u thirrur biznesmenja Vilma Nushi, që është kundërshtuar nga PS.

“Nuk do që të dalë këtu se poshtë ke pranuar që të jete Vilma dhe këtu thua jo s’kam pranuar se del keq para Edi Ramës”, iu drejtua Vokshi, socialistit Petro Koçi, ndërsa debati mes tyre është zhvilluar pa mikrofonë.

Teksa Koçi kërkoi fjalën, iu drejtua kryetares së Komisionit: “A ka mundësi, kush je ti që bën…”.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: Unë e di që ti nuk i qëndron fjalës, nuk do që të dalë këtu se poshtë ke pranuar që të jete Vilma dhe këtu thua jo s’kam pranuar se del keq para Edi Ramës. E keni betejë të humbur. (I jep fjalën Petrit Vasilit)

Petro Koçi kërkon fjalën: A ka mundësi, kush je ti që bën…

Albana Vokshi: E kuptoj se jeni të shqetësuar, keni frikë Ramën

Replikon Koçi (nuk dëgjohet)

Albana Vokshi: Petro ka momentin që do të duket. Ki kujdes

Petro Koçi: Ti ki kujdes

Albana Vokshi: Akuzat i ka bërë SPAK, kujdes se do të përjashtohesh. Nuk më intimidoni dot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura