Jehona Sopi shtatzënë, xhiron klipin e ri

Jul 8, 2012 | 9:51

Është bërë tashmë trend që gjatë shtatzënisë të realizohen edhe projekte muzikore. Pas Arta Bajramit, Jonida Maliqit, Edona Llalloshit e disa këngëtareve të tjera, edhe këngëtarja e njohur kosovare Jehona Sopi është duke realizuar një videoklip të ri. Këtë projekt është duke e bërë pas një pauze të gjatë në muzikë dhe duke ndier mungesën e publikut shqiptar, ndaj ka vendosur që gjatë muajve të shtatzënisë të realizojë një videoklip të ri. Ende nuk dihet se në cilin muaj është Jehona, pasi ajo cilësohet si një nga këngëtaret që mundohet të mbajë sa më larg mediave jetën private, por lajmin mbi shtatzëninë e saj e kanë bërë të ditur edhe mediat në Kosovë. Ajo që dihet deri më tani, është se bebja që pret këngëtarja është e gjinisë femërore, ndërsa nuk ka treguar se kur do të lançojë klipin e ri.

© Panorama.al

Te lidhura