Ajo nuk është shumë aktive në muzikë, por për të flitet shumë e veçanërisht kohëve të fundit, pas martesës të cilën e realizoi jashtë Kosovës. Këngëtarja Jehona Sopi në fillim të këtij viti ka thënë se do të hapë një qendër sensibilizuese, por si duket ky plan i këngëtares do të jetë për më vonë, pasi për momentin këngëtaren e kanë kapluar emocionet e nënës. Ajo është shtatzënë dhe këtë vit pritet të bëhet nënë. Ky do të jetë një tjetër gëzim për Jehonën dhe Lavdimin, pasi për herë të parë do të gëzohen që do të bëhen prindër. Edhe pse nuk ka realizuar ndonjë projekt muzikor, për Jehonën do të flitet edhe në vazhdim, për shkak se tashmë ka krijuar emër dhe imazh të mirë te fansat dhe publiku shqiptar. Gjinia e fëmijës nuk është mësuar, sepse këngëtarja dhe bashkëshorti i saj nuk kanë dashur të zbulojnë më shumë detaje rreth shtatzënisë, për faktin se qoftë djalë apo vajzë për ta është njësoj i/e mirëseardhur.











