Shpesh kemi shkruar mbi shtatzëninë dhe aktivitetet e këngëtares Jehona Sopi, ndërsa këtë radhë sjellim një tjetër lajm interesant mbi këngëtaren, e cila ka sjellë në jetë vajzën e parë nga martesa me bankierin e njohur, Lavdim Koshutova. Aria është emri i fëmijës së Jehonës, emër me të cilin çifti ka vendosur ta pagëzojë vajzën e vogël. Edhe këtë radhë, ashtu si herët e tjera, mungojnë prononcimet e këngëtares, e cila gjithmonë ka dashur të qëndrojë larg dhe e mbyllur për mediat. Dhurata e parë, të cilën ia ka bërë i ati vajzës, është një tortë me një bebe të vogël sipër dhe mbishkrimin ”Mirë se erdhe Aria!” Jehona dhe Lavdimi e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë pas disa vitesh që qëndruan në lidhje…











