Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
E teksa dyshja janë goxha të angazhuar në përditshëmrinë e tyre, sidomos Ermali i cili tashmë është dhe në xhirimet e episodit të dytë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, ai ka surprizuar Amin dhe fëmijët e tij me një gjest shumë të ëmbël.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë moderatorja, e cila tregoi se aktori kishte lënë nga një letër pëe secilin në këpucë të tyre.
“Sot kur u zgjuam nga gjumi gjetëm kështu këpucët! Këtë periudhë që babi ikën në orën 04.00 për xhirime e shprehim dashurinë edhe në këtë formë”, shkroi Ami krahas videos.
Ja çfarë shkruhej në letrat që i kishte lënë moderatori:
“Amarda ime. Je dashuria e jetës time. Ermali”.
“Joel, diçka e mrekullueshme do të të ndodhi ty sot. Të dua shumë, babi. E dua zemrën tënde”.
“Siaaaa. Kjo lule është për ty. Por ti je më e bukur se çdo lule. Të dua shumë, babi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al