Java kulturore britanike/ Kërkoi pavarësinë e Shqipërisë, sesion shkencor në Tirane për Audrey Herbert

Nov 13, 2025 | 16:25

Koloneli e diplomati britanik, ka pasur një kontribut të madh, në lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. E Ngarkuara me punë e Ambasadës Britanike në Tiranë Julia Sutherland vlerësoi rolin e tij.

“Kolonel Herbert besonte thellësisht në të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe dinjitet. Në një kohë kur zëri i Shqipërisë ishte i brishtë, ai e dha të vetin, i udhëhequr jo nga interesi, por nga bindja dhe dhembshuria. Trashëgimia e tij na kujton se diplomacia nuk është vetëm arti i negociatave, por akti i mirëkuptimit, i të qëndruarit pranë të tjerëve në ndjekjen e lirisë dhe identitetit të tyre”, tha Sutherland.

1313131

Si mbrojtës i kauzës së shqiptarëve në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Herbert dhe fondacioni që mbante emrin e tij ka lënë gjurmë edhe në qytetin e Kavajës. Kreu i bashkisë foli për vlerësim të figurës së tij.

“Në vitin që vjen kemi 100 vjetorin e shkollës dhe do të kujtojmë edhe figurën e Herbert dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm ne Qerret në Kavajë”, tha Fisnik Qosja.

12121

Ndërsa ai ndërroi jetë në moshë të re, misionin e tij e vijoi e ëma, Leidi Karnavon. Historianë e studiues vunë në dukje, se si nënë e bir në kohë të ndryshme ndihmuan shqiptarët dhe refugjatët nga Kosova. “Ai ka pritur delegacionin Shqiptar në Konferencën e Londrës, ka pritur Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.

Ai i ka pritur dhe ka ngritur komitetin që loboi për pavarësinë e Shqipërisë në Londrës. Duke qenë se ai vdiq i ri, e ëma, Lady Carnavon, themeloi një fondacion me emrin e të birit dhe pati shumë fonde për të ndërtuar shkolla e spitale në disa qytete të Shqipërisë”, tha studiuesi Bejtullah Destani.

WhatsApp-Image-2025-11-13-at-15.54.02

Ndërkaq në kuadër të javës kulturore britanike, në Cod në kryeministri u çel ekspozita, “Range” e një prej skulptorëve më të njohur bashkëkohor britanik, Richard Deacon. Skulptura dhe Litografi të artistit u shfaqën për herë të parë në Shqipëri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 12 dhjetor.

581047089_1126619382974987_6475009168448977474_n

580095298_1126619119641680_7036422911030973763_n 580102089_1126621059641486_125507608570581782_n 580475832_1126618899641702_8568147785437321888_n 580573892_1126619056308353_3951057425288535266_n 581003908_1126638676306391_5530830707733559758_n582116807_1126621172974808_5328126173182463434_n

© Panorama.al

Te lidhura