Jarinja, e mbyllur për mallrat serbe

Aug 2, 2011 | 11:41

Në pikën kufitare 1 në Jarinjë mbrëmjen e së hënës është ndaluar sërish kalimi i automjeteve që kanë me vete artikuj ushqimorë dhe mallra te tjera serbe.

Ushtarët e KFOR-it në këtë pikë mbrëmë kanë ndaluar edhe kalimin e automjeteve që transportonin barëra.

Ndërsa në pikën 31 në Bërnjak, sipas Kosovapress nuk ka patur kontrolle të rrepta të kalimit të artikujve të tillë.

Veriu I Kosovës vazhdon të jetë në tension, ndërsa qeveria ka paralajmëruar aksione të reja një ditë më parë.

Situata gjatë natës së kaluar ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

© Panorama.al

Te lidhura