Aty ku dikur kishte një jetë shumë aktive, në Japoni, edhe pesë muaj pas cunamit shkatërrimtar mbizotëron zymtësia e katastrofës dhe vdekjes. Pjesa më e madhe e mbeturinave të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit tashmë janë hequr nga rrugët. Por edhe shenjat e jetës janë shumë të zbehta. Mes fotografive të fundit në Japoni, është edhe një tanker i madh i nxjerrë në tokë nga dallgët gjigante të 11 marsit, në qytetin Kesenuma. Ai është ende aty, por ka më pak mbeturina rreth e rrotull. Një anije, e cila kishte ngecur në majë të çatisë së një shtëpie, është hequr. Në fund të punimeve për kthimin e qyteteve në gjendjen e mëparshme, që do të kërkojnë shumë vjet kohë, pritet që shkatërrimi t’i kushtojë Japonisë rreth 200 miliardë euro.











