Sulmuesi kosovar, Ahmed Januzi, ka shkëlqyer në miqësoren e skuadrës së tij, Vorskla Poltava, të luajtur në Turqi. Januzi shënoi plot gjashtë gola në fitoren 8-1 të ekipit ukrainas ndaj atij të kategorisë së parë të Uzbekistanit, Bukhoro. 23-vjeçari i Kombëtares shqiptare nuk kishte realizuar në pesë miqësoret e kaluara, por në ndeshjen e luajtur të hënën shpërtheu. Ai golin e parë e shënoi vetëm pas gjashtë minutash lojë. Në pjesën e parë realizoi edhe dy gola të tjerë, për të kompletuar “hat-trickun” në minutën e 20-të. Një “hat-trick” tjetër edhe në pjesën e dytë, me golat e shënuar në minutat 62, 81 e 90. “Kur shënuam golin e pestë, mbrojtësit e Bukhoros na kërkuan që të mos shënojmë më. Por unë u thashë atyre që duhet të realizojmë të gjitha rastet e krijuara, pasi në të kundërtën do të gjobitemi”, ka thënë Januzi për “Football.ua”. Ndeshjen nga afër e ka përcjellë presidenti i Vorsklas, Oleg Babaev. Prania e presidentit ishte e rëndësishme”, ka shtuar Januzi.











