Këngëtarja Egli Tako ka folur për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, lidhje e cila mori fund.
Banorja e Big Brother Vip u shpreh se romanca e tyre ka përfunduar dy vite më parë dhe nuk dëshiron që askush t’ia përmend këtë temë, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur.
Egli Tako u shpreh se tashmë është shëruar dhe se ndihet mirënjohëse ndaj Olsi Bylykut për kohën që kanë kaluar së bashku.
“Nuk do të më vinte mirë nëse dikush do të ulej dhe do të fliste, do hynte në anë sentimentale, kujtime, ta përmendte atë me të cilin jam aktualisht. Me gjithë respektin e botës, jam shumë mirënjohëse për kohën që kemi kaluar, ama kjo mbyllet këtu. sepse ka dy vite që kjo gjë është mbyllur. Ka dy vite, nuk është ky problemi më i madh i Shqipërisë, nëse një njeri më del këtu që nuk ka pasur kurrë partner apo nga të gjithë ata që na ndjekin që nuk kanë pasur një partner, atëherë po unë jam një rast i rrallë që nuk zgjedh të flasë.
E kuptoj që ka qenë diçka publike dhe ti ke detyrim për të dhënë një shpjegim, shpjegimet janë dhënë deri aty ku duhet të jepen dhe këtu mbyllet ky kapitull. Kaq është e gjitha, nuk ndjej asnjë lloj tensioni, jam shëruar, jam e ftohtë për këtë gjë. Kam emocion por pa u përfshirë në të”, u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë që Olsi Bylyku konfirmoi romancën e dashurisë me gazetaren Denada Lura, mbrëmjen kur ish-partnerja e tij u bë pjesë e Big Brother Vip.
Aktori i humorit publikoi në Instagram-it një foto duke treguar se po darkonte me partneren dhe e bëri tag në adresën në rrjetin social, duke lënë të nënkuptohet se jeta e tij ka vazhduar dhe nuk është i interesuar se ç’flitet për të.
Olsi Bylyku konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë në muajin gusht, pasi i dha fund marrëdhënies disavjeçare me këngëtaren Egli Tako.
Ai postoi foto me gazetaren duke e uruar për ditëlindje, por është kujdesur të mos i zbulojë imazhin duke bërë me blur fytyrën e saj.
“5 Gusht, urime ditëlindjen Amla”, shkruate aktori krahas imazhit, ku shfaqej i veshur matchy-matchy me partneren.
Aktori nuk ia zbuloi identitetin, por i drejtohej me ‘Amla,’ që po ashtu titullohet kënga që Olsi Bylyku publikoi.
Ai shprehej se këngën ia kishte dedikuar vajzës, që i qëndroi pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.
Në atë kohë, Denada mbylli rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zijenin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie.
Bërja publike e romancës së re, erdhi pasi Olsi Bylyku i dha fund lidhjes disa vjeçare me Egli Takon.
Gjatë kohës që kanë qënë bashkë çifti është shprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.
Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera. Brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Olsi ka thënë se:
“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti.
Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.
Asaj kohe këngëtarja Egli Tako ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.
Ndërsa është shprehur se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo ka theksuar se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive. Ajo nuk e ka mohuar se ndjen ende mall për të.
“Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- ka thënë ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al