“Jam në depresion”- Pas akuzave se ish-partnerja nuk e lejon të takojë të bijën, reagon sërish Fero: Di një mijë rrugë për të shkatërruar dikë

Sep 17, 2024 | 19:30
SHPËRNDAJE

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, ka reaguar sërish pas akuzave për ish-partneren e tij, Arbenita Ismajli, se i është mohuar e drejta për të takuar vajzën që kanë së bashku, Ninën.

Fero

Në një reagim një ditë më parë, ai ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

Pas këtyre deklaratave, reperi ka bërë edhe një tjetër reagim ditën e sotme, ku shpreh hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet.

arbenita ismajli, fero (4)

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se në një pjesë të reagimit të tij, ai shprehet se “di një mijë mënyra për të shkatërruar dikë”.

“Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.

fero

Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.

feroa

Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën”.

Pas daljes nga burgu Fero atëherë bëri një deklaratë publike në rrjetin e saj Instagram ku njoftoi se do të heqë dorë nga muzika dhe do t’i përkushtohet fesë islame.

“Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time, të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time,” ka shkruar Fero ndër të tjera.

fero arbenita ismajli arbenita ismajli, fero (18) arbenita ismajli, fero (7) arbenita ismajli, fero (10) arbenita ismajli, fero (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura