“Jam mysliman” i Ben Blushit në panair, shkrimtari rrëfen “incidentin”: Për 30 minuta firuan 500 kopje! Lexuesit qëndruan me mua duke pritur…

Nov 15, 2025 | 12:33

Shkrimtari Ben Blushi ka inauguruar romanin e tij më të ri “Jam Mysliman” në panairin e librit në Pallatin e Kongreseve ku u prit me interes të lartë nga lexuesit.

ben blushi

Ben Blushi, madje ka treguar edhe një incident të bukur, siç e quajti ai, gjatë dhënies së autografeve në panair kur në vetëm 30 minuta kopjet e “Jam Mysliman” mbaruan për shkak të shitjeve të shumta.

Shkrimtari tregoi se punonjësit vrapuan për në shtypshkronjë për kopje shtesë, duke rrëfyer se dhjetëra lexues që qëndruan bashkë të për 40 minuta në këmbë duke pritur ardhjen e “Jam Mysliman”.

“Unë i falenderoj të gjithë për durimin dhe ju kërkoj ndjesë. Besoj se sot libri nuk do mungojë”, shkroi Ben Blushi.

Shkrimtari u shpreh se do të jetë edhe ditën e sotme në panair për të respektuar lexuesit e tij besnik që e mdjekin nga njëra tendë në tjetrën përgjatë 17 viteve.

“Kjo e djeshmja ishte ndër më të bukurat. Njerëzit mbanin radhë për librat. Çfarë kënaqësie. Pesha e këtij romani është më e lehtë kur e ndajmë bashkë”, shkruan Blushi.

Postimi i plotë:

NJË INCIDENT I BUKUR NË PANAIR, MBAROI JAM MYSLIMAN

Dje rreth orës 18:00 kur kisha 30 minuta që jepja autografe romani Jam Mysliman mbaroi.

Nuk kishte më kopje.

Për 30 minuta firuan 500 kopje dhe punonjësit e Onufrit vrapuan në mes të trafikut për në shtypshkronjë për kopje shtesë.

Më kanë mrekulluar disa dhjetëra lexues që qëndruan bashkë me mua 40 minuta në këmbë duke pritur ardhjen e Jam Mysliman.

Unë i falenderoj të gjjthë për durimin dhe ju kërkoj ndjesë.

Besoj se sot libri nuk do mungojë.

Unë do jem prapë në Panair për të respektuar gjjthë lexuesit e mi të dashur dhe besnikë që prej 17 vitesh më ndjekin nga një stendë në tjetrën, nga një botues te tjetri, nga një libër te tjetri dhe nga një aventure te tjetra.

Kjo e djeshmja ishte ndër më të bukurat.

Njerëzit mbanin radhë për librat.

Çfarë kënaqësie.

Ju përqafoj të gjithëve.

Pesha e këtij romani është më e lehtë kur e ndajmë bashkë.

© Panorama.al

Te lidhura