“Jam kërcënuar nga krimi i organizuar”- Zv.kryetarja e GJKKO rrëfen si i kanë bërë presion bandat: Bashkëshorti im i përjetoi drejtpërdrejt, ja çfarë më tha

Mar 28, 2024 | 11:50
SHPËRNDAJE

Zv.kryetarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani ka rrëfyer kërcënimet nga krimi i organizuar.

saida dollani2

Në një video të publikuar nga Ambasada e SHBA, gjyqtarja Saida Dollani tregoi se bandat i kanë bërë presion asaj dhe familjes, ndërsa tregoi se bashkëshorti i saj është përballur drejtpërdrejt me këto kërcënime.

Por, magjistratja rrëfeu se i shoqi i thoshte që “ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve”.

“Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcenime. Pjesë e kërcenimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Pati shumë shqetësime, por asnjëherë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve” – gjyqtarja Saida Dollani.

Video e zv.kryetares së GJKKO u publikua gjatë Muajit të Historisë së Gruas në mars.

“Jemi krenarë të prezantojmë gra të jashtëzakonshme që po ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë. Një prej tyre është gjyqtarja Saida Dollani (GJKKO)”, shkroi ambasada amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura