
VLORE- Një Jaht i llojit Barba, me tre malazezë në bord ka rrezikuar të mbytet ditën e sotme. Në momentin e dhënies së alarmit S.O.S, mjeti lundrues ka qenë rreth 1.5 milje nga Triporti i Vlorës.
Kjo “aventurë” ka përfunduar mrekullisht për tre pasagjerët e Jahtit, pasi me të marrë alarmin rojet bregdetare shqiptare kanë bërë të mundur edhe shpëtimin e 3 shtetasve malazezë.
Ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me shkaqet që kanë çuar në avari Jahtin, por paraprakisht mendohet se deti i trazuar është bërë shkak për avarinë.











