Jahjaga: S’më lejohet të jap dorëheqjen

Aug 28, 2012 | 12:40

Pas thirrjeve të partive opozitare për tërheqjen e Jahjagës nga posti i Presidentes, në bazë të marrëveshjes së një viti më parë, ajo ka deklaruar se nuk i lejohet ta bëjë një gjë të tillë.  “Asnjëherë nuk është parashikuar dorëheqja e Presidentit të vendit dhe mua nuk më lejohet të jap dorëheqje, sepse kjo do të nënkuptonte procedurë tjetër të zgjedhjeve dhe një ushtrues detyre të Presidentit të vendit”, tha Atifete Jahjaga në një intervistë dhënë radios “Europa e Lirë”. Por menjëherë pas saj ka reaguar partia LDK e Isa Mustafës, e cila ka deklaruar se dhënia e dorëheqjes është e paraparë në marrëveshje.

© Panorama.al

Te lidhura