
PRISHTINE- Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga ka deklaruar sot se rruga e vendit tashme eshte ajo drejt BE-se.
Në një konferencë paraditen e sotme, per nder te fundit te mbikqyrjes, ajo ka theksuar se tashme Kosova hyn ne nje kapitull te ri.
“E ardhmja e Kosovës është e sigurtë si pjesë e Europës. Rruga jonë është e integrimit dhe ajo është e ndërtuar së bashku me Bashkimin Europian që i ka ofruar Kosovës rrugë të reja për afrimin tonë. Rruga e qartë europiane për të gjtihë rajon do të krijojë stabilitet të plotë në këtë pjesë të Europës. BE duhet të flasë me një zë për Kosovën pasi kjo do të ndihmojë për fshirjen e dallimeve mes vendeve” tha ajo.
© Panorama.al











