PRISHTINE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka ngushëlluar presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi per humbjen e jetes se komandantit Feti Vogli në misionin paqeruajtës në Afganistan.
“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin se në Afganistan ra heroikisht kapiteni Feti Vogli”, thuhet në telegramin e zonjës Jahjaga, e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të saj, të institucioneve dhe të popullit të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, po ashtu, ka uruar që ushtari i plagosur shqiptar në Afganistan, Aleksandër Peçi, të shërohet sa më shpejt.
Ngushëllime kanë dërguar edhe zyrtarët e tjerë të lartë të Kosovës dhe përfaqësues të partive politike.
Ngushellim kryeministri Hashim Thaci i ka derguar sot homologut te tij, Sali Berisha.
© Panorama.al











