Sekretari i përgjithshëm i KiE-s, Thorbjorn Jagland i është drejtuar me një letër kryeministrit Sali Berisha, që mban datën 10 qershor 2011, ku i kërkon atij që sëbashku me partitë e tjera politike të hyjnë menjëherë në një dialog të vërtetë.
Si një mik i Shqipërisë, jam i shqetësuar shprehet Jagland, në letrën drejtuar kryeministrit Berisha.
Letra e plotë…

“Po ju shkruaj të shpreh shqetësimin tim në lidhje me situatën që pasoi zgjedhjet e fundit lokale në vendin tuaj, dhe veçanërisht përplasjet sa i përket zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë. Shumë kanë shpresuar se këto zgjedhje do të vendosnin standarde të reja sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve vetë, por edhe sjelljes dhe përgjegjësisë së forcave politike dhe funksionimit të institucioneve demokratike. Këto shpresa u forcuan për shkak të zhvillimit të qetë dhe të rregullt të votimit në ditën e ditën e zgjedhjeve.
Për fat të keq, për shkak të përplasjes për zgjedhjet për kryebashkiak në Tiranë, Shqipëria po përballet tani me një situatë që do agravojë më tej ndarjet politike dhe mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit ekonomik të mëtejshëm. Si mik i Shqipërisë, jam i shqetësuar.
Dua t’apeloj me termat sa më të fortë të mundshëm ju, zoti kryeministër, dhe liderëve të tjerë të forcave politike në vendin tuaj të hyni menjëherë në një dialog të vërtetë se si të kaloni këtë ngërç politik, duke respektuar zbatimin e ligjit dhe principet demokratike, që priten nga çdo anëtar i Këshillit të Europës. Dua t’ju informoj ju se, përkundër sfondit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kam si synim që të pyes Komisionin e Venecias për një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”.
© Panorama.al











