Rezarta dhe Françeska, në plazh pa Ermalët
Tashmë prej javësh ne kemi vënë në dispozicion një faqe ku ju tregojnë se si dhe ku po pushojnë personazhet e njohur.
Françeska e “Big Brother 5” duket se këtë javë ka preferuar pishinat, ku edhe mund të argëtohesh me lojra të ndryshme, por e çuditshme është se kësaj here në krah të saj nuk është i dashuri Ermali, por një djalë tjetër.
Pa Ermalin e saj në krah, është shfaqur edhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila ka preferuar të freskohet në një nga komplekset në periferi të Tiranës, me një miken e saj. Thuhet se ajo thjesht po merr pak ngjyrë dhe po rri me mikeshat e saj, pasi ka planifikuar pushime shumë të bukura në Ibiza së bashku me bashkëshortin dhe miqtë.
Bionde dhe shumë në formë është shfaqur edhe këngëtarja kosovare Mihrije Braha, e cila me një look më ndryshe, si një bionde e theksuar, ka realizuar disa foto e zhytur në ujë. Vitet nuk kanë më asnjë rëndësi për këngëtaren, ajo çdo verë paraqitet ashtu siç i ka hije një artisteje, në super-formë.
Angela Martinin, supermodelja e njohur, nuk është e zhveshur në plazh, por në një studio, duke realizuar një fotosesion, por është zhveshur nga pjesa e sipërme duke mbuluar vetëm gjoksin me duar, ndërsa poshtë ka qenë e veshur me të brendshme. Duket shumë e nxehtë dhe sensuale, por nuk është hera e parë që Angela shfaqet ashtu.
E ndërsa shumica e personazheve të njohur shijojnë plazhet nëpër Europë, balerini i njohur shqiptar, i famshëm edhe në Itali, Kledi Kadiu, ka shijuar pushimet në Kenia të Afrikës. Suksesi i tij vazhdon edhe si ambasador i vullnetit të mirë, imazh i njohur në shtetin italian etj. Ndërkohë për jetën e tij private akoma nuk kemi mësuar ndonjë të re.
Ka pak probleme kjo verë për këngëtaren me zë potent, Era Rusi. Pasi na çuditi të gjithëve me vullnetin e saj, falë të cilit hoqi gati 20 kg peshë, fatkeqësisht, ka disa muaj që e shohim që disa kilogramë ka filluar t’i rrimarrë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk mund t’ia lejojë vetes të fotografohet nga mesi e poshtë, në ndryshim nga një klip që ka xhiruar në plazh, ku format e saj fizike, të realizuara me aq sakrifica, i tregonte me shumë krenari. Shpresojmë ta rifitojë atë formë.
Aktorët e njohur të “Portokalli”, Salsano Rapi dhe Albana Ferhati, janë parë së bashku duke pushuar në Jug të Shqipërisë pas një sezoni të ngarkuar televiziv, ku dihet që të dy akotorët realizojnë një gamë të gjerë personazhesh. Me ta është edhe e fejuara e përjetshme e Salsanos, aktorja Erjona Kakeli.
Po shijon plazhet në këto ditë të nxehta edhe aktori i njohur i humorit, Julian Deda. I njohur si një familjar shembullor, ai nuk kishte se si të mos ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij, paçka se dihet mirë që artistët kanë shoqëri të zgjeruar, e për pasojë duhet të kalojnë disa kohë edhe me to.



















