Google sjell konkurentin e Facebook!

Jun 29, 2011 | 17:05

Google ka prezantuar sot projektin me të cilin kërkon të konkurojë Facebook, rrejetin social I cili numëron më shumë përdorues së çdo rrjet tjetër, 700 milionë të tillë.

Google +, do të funksionojë pak a shumë si Facebook, pasi do t’i lejojë përdoruesit të shpërndajnë fotografi, mesazhe, video etj.

Google + momentalisht është i përdorshëm vetëm për një numër të caktuar njerëzish, por që kompania ka shpjeguar se shumë shpejt ai do të jetë në shërbim të miliona njerëzve në të gjithë botën.

Analistët e mediave online, shprehen se Google do ta ketë të vështirë të orientojë njerëzit drejt Google +, pas popullaritetit të madh të Facebook.

 

© Panorama.al

Te lidhura