Izraeli: Raketat iraniane mund të godisnin SHBA-të

Feb 3, 2012 | 12:19

Një zyrtar i lartë izraelit është shprehur dje se vendi i testimit të raketave në Teheran, që u shkatërrua nga një shpërthim i madh tre muaj më parë, po prodhonte raketa me rreze 6000 milje për të goditur Shtetet e Bashkuara. Moshe Yalon, zv.krye-minsitër dhe ministër për Çështjet Strategjike, tha se shpërthimi në një bazë raketore të Gardës Revolucionare Iraniane goditi një sistem gati për të prodhuar raketa me rreze deri në 10000 km. “Ky është Satani i madh”, tha ai duke iu referuar termit që Irani përdor për Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, shefi i Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës në Izrael, Aviv Koçavi, tha se Irani ka material radioaktiv të mjaftueshëm për prodhimin e deri katër bombave atomike. Ai tha se Irani ka akumuluar rreth 100 kilogramë material bërthamor.

© Panorama.al

Te lidhura