Izrael, të burgosurit palestinezë ndërpresin grevën e urisë

May 15, 2012 | 14:06

Qindra të burgosur palestinezë të hënën i dhanë fund një greve urie që zgjaste prej disa javësh, pasi fituan koncesionet që kërkonin nga Izraeli, për të përmirësuar kushtet e tyre dhe për të kufizuar kohën e mbajtjes në burg pa gjyq. Marrëveshja u konfirmua nga të gjitha palët, duke shënuar mbylljen e një nga kapitujve më emocionalë të palestinezëve që mbaheshin në burgjet izraelite. Kjo i dha gjithashtu fund njërës prej protestave më të gjata që janë mbajtur në burgje nga palestinezët. Dy burra kanë qëndruar pa ngrënë për 77 ditë, duke rrezikuar jetën. Palestinezët shënojnë të martën ditën e zisë dhe palët kanë nxituar të arrijnë marrëveshje për të ulur tensionet që mund të krijohen. Zyrtarët e Izraelit dhe Palestinës e konfirmuan marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim të Egjiptit, e cila u nënshkrua të hënën pasdite.

© Panorama.al

Te lidhura