Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në sistemin gastrointestinal, del nga salla e operacionit kryepeshkopi Anastas Janullatos

Jan 10, 2025 | 17:33
SHPËRNDAJE

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal në Athinë, ka dalë nga salla e kirurgjisë.

janullatos

Siç bëhet e ditur nga mediat greke, Kryepeshkopi ka pasur  gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët që në momentin e parë që u njoh me të, u përpoqën ta trajtojnë.

Kryepeshkopi  96-vjeçar kishte shfaqur një përkeqësim të shpejtë të shëndetit të tij dhe orët e fundit  ishte intubuar dhe transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Fortlumturia e tij z. Anastasios ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore.

Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij të thyer, virusi u shndërrua në një infeksion që i shkaktoi gjakderdhje.

Më pas, u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, ku edhe ai ishte shtruar në spital gjatë periudhës së Covid-it dhe mjekët e Evangelismos, të drejtuar nga profesoresha Anastasia Kotanidou, e dinë shumë mirë historinë e tij mjekësore.

Fillimisht gjendja e tij ishte nën kontroll, komunikimi i tij me mjedisin ishte i mirë dhe nuk duhej as të intubohej dhe as të shtrohej në Reanimacion.

Mirëpo, parametrat ndryshuan në orët e fundit dhe tashmë gjendja e tij konsiderohet kritike.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura