Policia e Dibrës ka gjetur dhe sekuestruar në magazinën e një biznesi një sasi fishekzjarrësh dhe kapsollash.
Foto ilustruese
Për pasojë është proceduar penalisht pronari që administronte biznesin dhe i shiste lëndët piroteknike kontrabandë
Në magazinë u gjetën, 733 kapsolla dhe 344 fishekzjarrë të kalibrave të ndryshme.
Kujtojmë që ministri i Brendshëm, Tualant Balla pak ditë më parë nënshkroi marrëveshjen për ndalimin e zhurmave dhe vendosi afate kohore për lejimin e përdorimit të fishekzjarreve, që janë datat 27 dhjetor – 1 janar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al