Iu gjetën drogë e armë, në pranga babë e bir

Jul 28, 2012 | 10:41

SHKODER- Dy persona, babe e bir jane ndaluar nga policia per armembajtje pa leje dhe prodhim e shitje te lendeve narkotike.

Sipas policise, ndalimi i shtetasve Kole Lufaj, 51 vjec dhe dalit te tij 18 vjec eshte bere pasi ne banese gjate kontrollit iu gjeten arme dhe lende narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e e shtetasit Kol Lufaj, në lagjen “Bop”, fshati Vuksanaj, Shalë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sërë provash materiale.

Materialet ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise per hetime te metejshme, nderkohe qe ne cilesine e proves materiale u sekuestruan:

– lëndë narktotike e tharë në formë boçe,
– fara bimore të bimeve narkotike,
-1 armë zjarri pushke mod.56 me rrip e bajonetë,
-1 armë zjarri pushkë mod.63, me rrip e bajonetë,
-325 copë fishekë dhe dy krehëra,
-një granadë dore (difensive),
-një fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të zezë, me gjatësi 1 metër,
– një fitil zjarrpërcjellës me ngjyre të bardhë me gjatësi 3 meter,
-një lëndë e dyshuar si lënde plasese Amatoll e ndare në 3 copa, me peshe 600 gram.

© Panorama.al

Te lidhura