Përgjatë dy ditëve, italianët janë thërritur të votojnë në një referendum popullor për të vendosur për fatin e katër ligjeve shumë të rëndësishme. Dy ligje lidhen me privatizimet e sektorëve publikë, mes të cilëve edhe ujësjellësave, njëri për lejimin e ndërtimit të impianteve të energjisë bërthamore dhe i katërti për moshetimin e zyrtarëve të lartë, një ligj ky që i siguroi mbrojtje kryeministrit Berluskonit. Që votimi të quhet i vlefshëm, në këtë referendum duhet të marrin pjesë 50 për qind +1 e personave me të drejtë vote. Në prag të votimit, opozita e majtë dhe shoqëria civile kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime. Procesi i votimit u hap dje në orën 08:00 dhe vijoi deri në orën 22:00, ndërkohë që vijon edhe sot nga ora 07:00-15:00. Janë plot 47,1 milionë italianë që do të shprehin vullnetin e tyre për këto katër ligje.











