Rikthim i hidhur në kombëtare për Mario Balotelin. Sulmuesi italian i Mançester Sitit ka ndier një dhimbje të fortë në gjurin e majtë, vetëm pas 13 minutash, në miqësoren që skuadra e Prandelit zhvilloi me Italinë U-18. Nga analizat e para, problemi duket se nuk është serioz, por për arsye mosrrezikimi, Mario Baloteli nuk do të grumbullohet për eliminatoren e ditës së premte kundër Estonisë, në stadiumin e Modenës. Ndërkohë, për sa i përket stërvitjes së djeshme, miqësorja u fitua me rezultatin 8-0 nga djemtë e Prandelit.











