Itali, zhbllokohen 350 milionë euro për Libinë

Aug 25, 2011 | 15:28

Kryeministri italian, Sivlio Berluskoni, thotë se Italia është e gatshme t’i zhbllokoj 350 milionë euro të fondeve të Libisë në bankat italiane.

Ai tha se ky do të ishte hapi i parë drejt lirimit të fondeve libiane, që mbahen në bankat e Italisë.

Italia, që dikur ishte sundues kolonial i këtij vendi, është partneri më i madh tregtar i Libisë.

Këto komente zoti Berluskoni i bëri pas takimit me kryesuesin e Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, Mahmud Xhibril, sot në Milano.

© Panorama.al

Te lidhura