Itali, tre “baballarë” në maternitet për të njëjtën bebe

Aug 12, 2012 | 14:41
Foto Ilustruese

Tre baballarë shkuan në maternitetin e Palermos për të deklaruar atësinë e të njëjtit fëmijë. Tre të rinjtë, të tre nga 24 vjeç, këmbëngulnin që secili ishte babai i fëmijës, madje kanë arritur edhe në përplasje fizike me njëri-tjetrin, aq sa punonjësit e spitalit janë detyruar të thërrasin karabinierët.

Ata mbërritën dhe i ndanë, por sharjet vazhduan deri në momentin kur nëna e vajzës së porsalindur, një 24-vjeçare emri i së cilës nuk është bërë publik në mediat italiane, doli dhe tha se cili ishte babai i vërtetë i fëmijës, duke i lënë dy të tjerët të zhgënjyer. Të tre djemtë me sa duket kishin pasur lidhje sentimentale me vajzën gjatë të njëjtës periudhë kohe. Vajza mund t’u ketë thënë të treve se secili prej tyre ishte babai i fëmijës, për të evituar telashet e momentit. Por kur nuk mban më… Dy “baballarët falsë” u panë në sy dhe më pas u larguan nga spitali.

© Panorama.al

Te lidhura