Itali, shqiptarja 19 vjeç vdes pas lindjes së vajzës

Jul 20, 2012 | 21:53

VENEZIA- Nje 19 vjecare shqiptare humb jeten ne spital vetem disa ore pasi kishte sjelle ne jete nje vajze.  Lajmi raportohet nga mediat italiane, sipas te cilave, viktime mbeti e reja Masida Vogli, lindur ne Shqiperi dhe rezidente ne Noale.

Ajo dhe bashkeshorti i saj Artani, 30 vjec u bene prinder te nje vajze, qe tashme mbeti pa nene. Sipas mediave, vajza lindi me shendet te plote dhe i ati ka treguar se edhe gruaja ishte mire.

“Gjithçka duket se shkoi më së miri, Marsida ndihej shumë mirë. Ndenja me të deri nga ora nëntë e gjysmë e pastaj shkova në shtëpi.”- ka thene ai, cituar nga mediat italiane, duke shtuar se bebja peshonte 3 kg e 200 grame.

Nderkohe gjatë natës Masida ka pasur probleme, pasi ka therritur infermieren e me pas mjekun roje.

Gjithcka mesohet te kete rrjedhur shume shpejt, deri sa zemra e saj pushoi ne menyre te befte. Mesohet se mjekët fillimisht i kanë bërë një masazh kardiak e pastaj e kanë futur në sallën e operacionit, por asgje nuk u be per ta kthyer ne jete. Per rastin ne fjale, pas denoncimit te babait te bebes ka nisur edhe nje hetim.

© Panorama.al

Te lidhura