
Alban Begolli, një shqiptar i dënuar për vrasje, është arratisur nga spitali psikiatrik në Reggio Emilia dhe është shpallur në kërkim në të gjithë Italinë.Mediat lokale njoftuan dje se 43-vjeçari nga Shqipëria kishte marrë leje për të dalë nga burgu për tetë orë, pasi gjykata kishte firmosur raportin e mbikëqyrjes ndaj tij për sjellje të mirë. Shqiptari e ka përfituar lejen e daljes për tetë orë, por më pas nuk është kthyer në afat në burg, duke alarmuar strukturat e policisë në shtetin fqinj. Gjyqtari kishte caktuar pasditen e së shtunës për paraqitjen e shqiptarit, por ai nuk është kthyer në spitalin psikiatrik. Menjëherë pas kësaj, patrullat e burgut dhe më pas policia lokale kanë nisur kërkimet për shtetasin shqiptar që ndonëse ishte sjellë mirë në burg, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Bazuar në një karakteristikë sjelljeje që i referohej në përgjithësi gjithë kohës së vuajtjes së dënimit, por në mënyrë të veçantë tre muajve të fundit, Alban Begolli kishte përfituar leje dalje për tetë orë. Në përfundim të orarit zyrtar ai nuk u kthye në spitalin e burgut.
Arratisja e parë
Alban Begolli mbahej në burg në Itali prej 16 vitesh (nga viti 1995), kur ishte akuzuar dhe arrestuar me akuzën e vrasjes së një shtetasi italian. Asokohe policia tha se shqiptari e vrau shtetasin italian për shkak të konfliktit që vinte nga konkurrenca në shfrytëzimin e prostitucionit. Shqiptari ishte mbajtur në burgun “San Vittore” kur ishte arratisur në tentativën e tij të parë për t’i shpëtuar qelisë. Së bashku me shokun e tij të qelisë, shqiptari kishte hapur një vrimë në murin e dhomës së izolimit duke përdorur pirunin dhe lugën me të cilat ushqehej në burg. Dy shqiptarët arritën atëherë të arratisen pasi kishin hapur vrimën në murin e qelisë.
Kërkimet
Pasi kanë dalë në pjesën e jashtme të murit të qelisë, dy shqiptarët kanë lidhur në formë litari rroba e çarçafë me të cilat ia kanë arritur të zbresin në tokë e më pas të largohen nga burgu. Policia lokale, sapo ka marrë njoftim nga burgu për arratisjen e shqiptarit, ka nisur të verifikojë të gjitha kasetat e regjistruara nga kamerat filmike në hapësirat publike të qytetit. Dyshimet janë se 43-vjeçari nuk ka arritur ende të largohet nga qyteti pasi vetëm pak orë pasi skadoi afati kur ai duhej të kthehej në burg, policia dha alarmin dhe ngriti postblloqet në zonë. Hetuesit kanë thënë se po kontrollojnë disa banesa, pasi ka dyshime se shqiptari qëndron i fshehur në disa shtëpi.
Hetimet
Një hetim i brendshëm ka nisur në Itali pas arratisjes së shqiptarit Alban Begolli. Për shkak se kjo është arratisja e tij e dytë, policia tha se zyrtarët duhet të kishin treguar kujdes në përgatitjen e dokumenteve. Fakti i dhënies së lejes së daljes nga spitali-burg ka një procedurë më të ndërlikuar hetimi për shkak se leja është dhënë me firmën e një gjyqtari dhe cenimi i një venhet në lidhje me këto ngjarje të ndodhura në vendin fqinj.











