Itali, pranga shqiptarit të dënuar me burg përjetë

Feb 24, 2012 | 10:39

TIRANE- Arrestohet ne Itali shqiptari i denuar me burg te perjetshem. Lajmin e ka njoftuar Interpol Tirana, qe ka bere te ditur se policia fqinje ka mundur te vere ne pranga shtetasin Besnik Resul Zykaj, 49 vjec, i njohur si Bino Binaj, denuar me burgim te perjetshem me akuzen per ‘krime kunder njerezimit’.

Sipas policise, ai eshtë shpallur fajtor, pasi më datë 19.05.1990, kohë në të cilën ai ishte me detyrë Komandant i postës kufitare në Velipojë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Vate Beqi si dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij, shtetasin Gjekë Beqi, gjatë një tentative të tyre për t’u arratisur me not nga plazhi i Velipojës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datën 16.02.2012, në Firence, Itali, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

© Panorama.al

Te lidhura