SAVONA- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me 100 gramë kokainë. Sipas mediave italiane, qe raportojne lajmin, mesohet se ne pranga kane rene shtetasit Korab Peposhi 35 vjeç dhe Vangjel Pupla 32 vjeç, te dy klandestine.
Sipas mediave dy shqiptarët janë arrestuar në qendër të qytetit të Savonës, në rrugën “Gramsi” dhe në momentin që janë ndaluar nga policia, njeri prej tyre ka dashur të hedh një qese plastike ku ishte futur droga.
Gjithashtu mësohet se 35-vjeçarit Peposhi i është sekuestruar nga policia edhe një kartë identiteti false, në të cilën ai paraqitej si shtetas rumun.
Sipas policisë italiane vlera e drogës që dy shqiptarët kishin me vete arrin në rreth 7 mijë euro.
© Panorama.al











