Në qytezat e Alpeve italiane kanë vazhduar për të dytën ditë radhazi përleshjet e dhunshme mes policisë dhe demonstruesve. Sipas mediave italiane, 188 oficerë policie rezultojnë të plagosur. Ndërsa nga protestuesit janë plagosur rreth 200 veta. Në protestë kundërshtohet ndërtimi i një linje hekurudhore që do të lidhë vendin me Francën, për trenat e shpejtësisë së lartë, me argumentin se do të dëmtojë ambientin. Protesta organizohet në Val di Susa, në perëndim të Torinos. Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, i ka quajtur protestuesit terroristë dhe ka kërkuar nga gjykata që të dënojë përgjegjësit e kësaj beteje.











